City fiton bindshëm ndaj Aston Villës, e ndjek Liverpoolin

Manchaster City ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Aston Villës, në shtëpi, me rezultat të thellë 3 me 0.

Pjesa e parë e takimit u mbyll baras. Por serinë e golave City e nisi herët në pjesën e dytë, reprezentuesi anglez, Raheem Sterling. Pas një degazhimi nga portieri Ederson, me një prekje me kokë nga Gabriel Jesus, topin shkoi te Sterling që dha epëërsinë për ekipin e Pep Guardiolës.

Në minutën e ’65, Kevin De Bruyne dyfishoi epërsinë me një top që më shumë u duk si kros në drejtim të portës. Referi e konsultoi VAR-in për një mundësi të pëfshirjes së Rahim Sterling në pozicion jashtë loje, por goli u pranua si i rregulltë.

Vetëm pesë minuta më vonë, pas një krosimi nga korneri ku u shkaktua një tollovi para portës së Tom Heatonit, topin e kthyer nga mbrojtja e Aston Villës e goditi në mënyrë akrobatike, Ilkay Gundogan, për rezultatin 3 me 0.

Ndeshjen më herët e përfundoi Fernandinho, që në minutën e 87 të takimit mori kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë fitore, City mban hapin me Liverpoolin, që është në pozitën e parë dhe ka 25 pikë. City ka tri më pak.