City fillimisht nderon kampionin, tani po e mposhtë 3:0

Pa nisur ndeshja, lojtarët e Manchester Cityt kanë formuar “tunelin e nderit” në shenjë respekti për lojtarët e Liverpoolit, që kanë fituar titullin e kampionit në Premier League.

Por pasi ka nisur ndeshja respekti për kampionët nuk është shfaqur më.

Manchester City po fiton bindshëm, 3:0, ndaj Liverpoolit, pas pjesës së parë të takimit. Ndeshja e dy kampionëve të fundit të Anglisë i takon xhiros së 32-të të Premier Leagues.

Kevin De Bruyne nga pika e bardhë, Raheem Sterling dhe Phil Foden kanë shënuar golat për Cityn.