City eliminon Arsenalin, arrin në gjysmëfinale të EFL Cup

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të EFL Cup, duke e eliminuar Arsenalin në çerekfinale.

Skuadra e Pep Guardiolas shënoi fitore prej 4 me 1 në udhëtim.

Gabriel Jesus i dha epërsinë Cityt në minutën e tretë, pas asistimit nga Zinchenko.

Arsenali arriti të barazojë shifrat në minutën e 31 përmes Lacazettes, i cili shënoi pas asistimit nga Martinelli.

Në pjesën e dytë City ishte e pandalshme, duke shënuar tre gola.

Mahrez, Foden e Laporte shënuan golat për Manchester Cityn në pjesën e dytë.