City e deklason Rotherhamin, kalon në rundin tjetër në FA Cup

Manchester City ka fituar bindshëm ndaj Rotherhamit me rezultatin 7-0 në kuadër të rundit të tretë në FA Cup të dielën në “Etihad Stadium”.

Skuadra e Pep Guardiolës kalon në rundin e katërt, dhe të hënë mëson kundërshtarin e radhës.

Gjatë pjesës së parë, skuadra e Pep Guardiolës nuk ishte edhe aq mbresëlënëse mirëpo prapëseprapë arriti ta përfundojë 45-minutëshin e parë me epërsi prej tri golash.

Golin e parë e shënoi Raheem Sterlingu në minutën e 12-të të ndeshjes, ndërsa rezultatin e thelluan afër përfundimit të pjesës së parë goli I shënuar nga Phil Foden dhe autogoli i Sami Ajayi.

Pjesa e dytë ishte edhe më e keqe për Rotherhami pasi portieri i kësaj skuadre i pranoi edhe katër gola të tjera. Goli i katër u shënuar në minutën e 63-të nga Raheem Sterling, ndërsa u ndoq nga golat e Riyad Mahrezit, Nicolas Otamendit dhe Leroy Sanes.

Kjo fitore e thellë erdhi pas fitores së rëndësishme ndaj Liverpoolit të enjten në kuadër të Premierligës.

Në ndeshjen e ardhshme City luan përsëri në shtëpi ndaj Burton Albion në kuadër të League Cup.