Manchester City dhe United do të zhvillojnë derbi dhe në merkato. Të dy ekipet kanë piketuar mbrojtësin e Juventusit, Joao Cancelo.

Portugezi mund të largohet nga Torino, pasi nuk ka arritur të fitojë një vend fiks titullari me kampionët e Italisë.

Ai ka zhvilluar një sezon të mirë me 34 paraqitje në të gjitha kompeticionet, por në ndeshjet e mëdha është preferuar Mattia De Sciglio para tij.

United u fut i pari në sulm për ta afruar në skuadër lojtarin e “Zonjës së Vjetër”, pasi trajneri Ole GunnarSolskjaer kërkon të përforcojë në maksimum skuadrën. City është intriguar nga pista e Cancelos dhe Pep Guardiola i ka hedhur një sy lojtarit të Juventusit.

“Qytetarët” tashmë duken më afër 24-vjeçarët, pasi jnaë gati të ofrojnë rreth 59 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit. Kyle Walker ka bërë mjaft mirë në krahun e djathtë nën drejtimin e Guardiolës, por me largimin e Danilos thuajse të sigurt, Guardiola kërkon më shumë konkurrencë dhe cilësi në atë krah të mbrojtjes.