Francisco Alarcon, apo siç njihet nga të gjtihë si Isco, nuk po kalon një moment të mirë në Madrid që pas ardhjes së Solarit në krye të pankinës së Realit.
Situatën e ndjek me vëmendje Juventusi, që është e interesuar për mesfushorin.
Por italianët nuk janë të vetëm në garën për të siguar shërbimet e talentit spanjoll, pasi edhe anglezët e Manchester Cityt dhe Chelseat duket se e kanë shndërruar 26-vjecarin në një nga objektivat krysor të merkatos së verës.
Isco pëlqehet shumë nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i cili dëshiron transferimin e mesfushorit në “Etihad”.







