Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitakut, ka reaguar rreth refuzimit të projektit të gazsjellësit nga ana e Qeverisë Kurti.

Qeveria e Albin Kurtit ka refuzuar që të jetë pjesë e gazsjellësit dhe për këtë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku duke thënë se ky është gabimi strategjik i Kosovës.

Sipas saj, gazsjellësi i mbështetur nga SHBA-të do ta fuqizonte Kosovën.

Reagimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:

Refuzimi i projektit të gazsjellësit ka

qenë gabim strategik i Qeverisë së Kosovës. Gazsjellësi i mbështetur nga SHBA-të do të fuqizonte dhe diversifikonte resurset energjetike të Republikës së Kosovës.

Për më tepër, në nivelin strategjik dhe gjeopolitik, ky gazsjellës është një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë e dominancës së gazit rus në Evropë.