Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku përmes një postimi ka reaguar në lidhje me deklarimin e Besnik Bislimit mbi ndryshimin e qëndrimeve.

“ZvKM Bislimi, qëndrimet ndryshojnë kur ndryshojnë faktet. E faktet në marrëveshjen e energjisë janë të njejta si me 2015 si sot”, shkroi Çitaku në postimin e saj.

Më tutje ajo pohoi se vetmja gjë që ka ndryshuar është statusi i Vetëvendosjes.

“E vetmja gjë që ka ndryshuar është statusi i juaj, atëherë keni qenë në opozitë, sot jeni në qeveri”, përfundoi Çitaku.