Çitaku: Ma gjeni një grua në Kosovë e cila së paku një herë nuk është kërcënuar e ngacmuar

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë një reagim tjetër pas sulmit seksual ndaj alpinistes, Mrika Nikçi.

Çitaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në Kosovë gratë ndihen të kërcënuara, të fyera, të kërcënuara, të ngacmuara e të sulmuara.

“Vetëm pse është grua. Boll ma”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:

Ma gjeni një grua në Kosovë e cila së paku një herë në jetë nuk është ndjerë:

e kërcnuar

e fyer

e poshtëruar

e përjashtuar

e ngacmuar

e sulmuar

Vetëm pse është grua. Boll ma.