Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), i ka fshirë të gjithë historikun në web faqen e saj aktivitet e ministrave paraprak, raporton Ballkani.info.
Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në web faqen e MPJD-së gjenden vetëm emrat e Glauk Konjufces dhe ministres Donika Gërvalla.
“Ministria e Punëve të Jashtme paska zhdukur nga historiku në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprak ( përvec Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës)”, ka shkruar ajo.
Çitaku këtë sjellje e ka quajtur mjerim dhe marrëzi.
“’Zhdukja’ e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar. Kjo lloj sjellje është mjerim dhe marrëzi”, ka shkruar tutje.
Çitaku e ka bërë të qartë se “Historia as nuk retushohet e as nuk zhduket. Jo në vitin 2023”./Ballkani.info/
Postimi i plotë:







