Çitaku: kriza energjetike e ka kapluar tërë kontinetin por vetëm në Kosovë ka reduktime

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas reduktimeve që do të ndodhin ditën e sotme për shkak të punimeve që po bën KEDS-i.

Përmes një statusi në Facebook, Çitaku ka shkruar se këto reduktime janë vetëm paralajmërime për periudhën dimërore që na pret.

“Rryma u ndalë prej orës 09:00, si paralajmërim për dimrin e vështirë që po na pret. Ne e dimë që kriza energjetike e ka kapluar tërë kontinetin tonë. Po vetëm në Kosovë ka reduktime. Mos shkoni më larg, ja ku e keni Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore. Merrni mësim”, shkroi ajo.

“Kryeministër, kur nuk din, nuk është marre me pyet”, përfundon postimin numri dy i PDK-së. /Ballkani.info/