Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur të dëmshëm emërimin e Ardita Sinanit si këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga kryeministri Kurti.
Çitaku tha se nëse Qeveria e Kosovës do të donte të ndihmonte shqiptarët e Luginës atëherë do të emëronte dikë apartiak.
Asgjë personale me zonjën Ardita Sinani (e kam mbështetur edhe publikisht pasi u shkarkua nga detyra muaj më parë) mirëpo emërimi i saj si këshilltare për Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm. Sikur Kryeministri të ishte i sinqertë në qëllimin e tij për të ndihmuar shqiptarët e Luginës nuk do të emëronte znj Sinani, për shkak se Ardita është kryetare e një subjekti politik në Preshevë. Sikur Kurti të ishte i sinqertë në qëllimin do të emëronte dikë apartiak”.
Për pranimin e Sinanit të kësaj pozite pa dhënë dorëheqje nga partia, Çitaku tha se ndien keqardhje.
“Së paku formalisht, zonja Sinani, para se ta publikonte vendimin për emërim si këshilltare politike në Qeverinë Kurti, do të duhej ta kishte publikuar dorëheqjen si Kryetare e PVD-së në Preshevë. Më vije keq që zonja Sinani ka pranuar të bëhet pjesë e një projekti të tillë”.
Postimi i plotë:







