Çitaku ironizon me Gërvallën: Ndoshta po bëjnë punë që ne nuk po i shohim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës njëherit ish-diplomatja, Vlora Çitaku ka komentuar punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës. Më konkretisht punën që ka bërë diplomacia kosovare.

Çitaku ka ironizuar me mos punën e kësaj qeverie.

Sipas saj krejt çka kemi parë janë shkarkimet.

“Unë e di që diplomacia kërkon edhe një shkallë diskrecioni, pra, ndoshta janë duke u bërë punë të cilat ne nuk po i dimë dhe nuk po i shohim, mirëpo e vetmja gjë që ne po shohim janë shkarkimet e njëpasnjëshme të diplomatëve dhe po shohim siç thashë një mungesë totale angazhimi për fuqizimin e më tejme të subjektiviteti tonë ndërkombëtar”, tha Çitaku për Insajderin.

Çitaku kishte edhe një apel për ministren e Punëve të Jashtme.

“…mund të jetë një shumësi faktorësh nuk besoj që është vetëm një i vetëm mirëpo unë do apeloja tek Ministrja e Punëve të Jashtme por tek bartësit e tjerë të institucioneve që të vendosin t’i vënë në funksion resurset që tashmë janë në MPJ por edhe në institucionet tjera. Një gjë që e kam parë këta muaj e fundit është edhe një mungesë besimi tek administrate tek diplomatët që tashmë kanë qenë në detyrë. Askujt në Amerikë e as në Bruksel e as në Berlin nuk i intereson preference politike e një diplomati madje-madje nëse pa dashur e shfaq atë bëhesh qesharak”, deklaroi ajo.

Ish-diplomatja ka thënë se e sheh këtë qeveri shumë jo serioz sa i përket fushës së politikës së jashtme e diplomacisë.

“Fatkeqësisht unë nuk po shoh asnjë rezultat siç e thashë e di dhe jam shumë e kujdesshme në kritik dhe gjykim sepse posaçërisht fusha e diplomacisë kërkon një shkallë shumë më të lartë të diskrecionit dhe ndonjëherë rezultatet janë më të ngadalta shpeshherë rezultatet mund të mos jenë në përputhje me punën dhe angazhimin qe e jep, mirëpo unë kam parë shumë pak deri më sot angazhim serioz në këtë fushë”, shtoi Çitaku.