FC Liria

Cissokho largohet nga Manisa vjen  në formë huazimi te Liria

Liria e Prizrenit  vazhdon me përforcime për pjesën e dytë të kampionatit me synime që të sigurojnë mbetjen në elitën e futbollit të Kosovës.

Liria është në fund të tabelës me 9 pikë të mbledhura.

“Cissokho prurja e radhës.

Mamadou Cissokho, është futbollisti më i ri te FC Liria. Ai, vjen në formë huazimi nga Manisa, Liga elitare e Turqisë”, ka shkruar FC Liria në Facebook.

Cissokho, luan në pozitën e qendërmbrojtësit.

Bazuar në cilësitë e tij, pritet të jap shumë siguri në këtë pjesë të repartit. Është ndër prurjet më cilësore viteve të fundit jo vetëm te FC Liria.