Cikalleshi: Keqardhje për humbjen, por ky është futbolli

Sokol Cikalleshi luajti sërish titullar për Kombëtaren Shqiptare, por këtë herë nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, ndonëse duhet thënë se mundësitë më të mira i pati shoku i tij i repartit, Rey Manaj.

Turqit nuk e kishin llogaritur që ne mund të luanim kaq mirë…
Ne ishim organizuar që t’u bënim presing lart turqve dhe arritëm ta bëjmë mirë, duke i vënë në vështirësi, por në fund nuk ia dolëm. Jemi të mërzitur për rastet që humbëm, por ky është futbolli, që të ndëshkon rëndë, nëse shpërdoron.

Në dy raste Manaj edhe mund të shërbente, a keni biseduar me të në fushë?
Kur mbaron ndeshja ka shumë gjëra për të diskutuar dhe përmirësuar, por në fushë është vetëm një moment dhe nëse do shënonte, askush nuk do merrej me pasimin. Në fushë vendimet merren në fraksion sekonde dhe asnjëherë nuk është e lehtë për bërë zgjidhjen e duhur.

loading…