Konyaspori

Cikalleshi dhe Ethemi ia sigurojnë Konyasporit fitoren e radhës

Konyaspori ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Superligën e Turqisë, si dhe të shtatën e këtij sezoni.

Konyaspori sot triumfoi në udhëtim 0:2 ndaj Pendiksporit, në kuadër të javës së 28-të, falë golave nga futbollistët shqiptarë.

Sokol Cikalleshi shënoi fillimisht në minutën 12-të, e më pas edhe Valon Ethemi, në minutën e 73-të.

Për Cikalleshin ishte ky goli i tij i nëntë në elitën e futbollit turk, ndërsa Ethemi tani numëron dy sosh.

Konyaspori pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të në tabelë.