Christian Eriksen shihet për herë të parë në publik prej që pësojë arrest kardiak

Mesfushori i Interit ka qenë i tërhequr prej që u largua nga spitali më 18 qershor por sot është parë në publikë derisa është fotografuar me një fans.

Christian Eriksen është fotografuar për herë të parë në publik prej që është liruar nga spitali ku u trajtua për arrest kardiak që ndodhi gjatë ndeshjes se Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës.

Plejmejkeri i Interit është trajtuar në Rigshospitalet në Kopenhagë pasi që kalapsoi gjatë ndeshjes se Grupit B në Parken Stadium, kurse atij tani i është vendosur një defibrilator kardioverter.

Pasi ishte liruar nga spitali më 18 qershor, Erikseni është rikthyer në shtëpi dhe ka vazhduar rikuperimin e tij në familje, por sot është hera e parë që ai është shfaqur pas incidentit e ku ai e ka bërë një fotografi me një tifozë.

Që nga lirimi është thënë që ai është duke qëndruar në vendlindjen e tij, në Odense, 29 vjeçari është parë edhe në qytezën Tisvildeleje, 60 km apo më shumë nga Kopenhaga, pasi që skuadra e tij arriti të fitojë në çerekfinale kundër Republikës Çeke.  

Ai është parë duke u fotografuar me një fans, Bjorn Bindzus, i cili ishte duke e xhiruar një reklamë afër zonës së plazhit, të cilët fotografi më vonë ai e shkarkoi në Instagram. Në fotografi Eriksen duket se është shëndoshë e mirë derisa buzëqesh para kamerës.

“Isha paksa nervoz dhe tërësisht pa fjalë kur e pyeta për të bërë një fotografi. Por, jam i lumtur që e bëra dhe jam shumë më i lumtur sot”, citohet të këtë thënë për gazetën BT, Bindzus.

“Ne ishim në fotosesion për një reklamë kur papritur e pashë atë duke ngrenë drekë. Kështu që prita derisa ai e përfundoi bisedën më të dashurën e tij dhe u fotografuam. Ai me tha po menjëherë”

“Nuk e kam parë incidentin me Finlandën, por ai dukej mirë më shëndet. Ishte më të vërtetë mirë që e pashë. Shumicën e kohës kur shoh futboll e shikoj Kombëtaren dhe këtu pa asnjë dyshim lojtari më i preferuar për mua është Christian Eriksen. Jam shumë krenar me veten time që e kam bërë këtë foto”.

Pasi që kishin vuajtur në takimin e parë kundër Finlandës ku ata ishin rikthyer në fushë pas disa ore kur Eriksen pësoi sulm në zemër, Danimarka kanë pasur një ecuri përrallore dhe tani janë në gjysmëfinale të Euro 2020.

Edhe pse ata humbën nga numri 1 në Botë, Belgjika në ndeshjen e dytë, arritën që të fitojnë kundër Rusisë dhe të kalojnë në fazën e eliminimit direk ku kanë fituar 4-0 kundër Wales në 1/8-ën e finales dhe kundër Çekisë në çerekfinale me rezultat 2-1. Tani ata do të jenë në Wembley në Angli në gjysmëfinale ku dëshirojnë ta përsëritin ecurinë e tyre si në Euro 1992, ku Danimarka kishte befasuar të gjithë dhe e kishte marrë trofeun e çmuar europian.