Chiesa dëshiron të kalojë te Juventusi

Përkundër përpjekjeve të mëdha të Fiorentinës për ta mbajtur në klub, Federico Chiesa ka kërkuar që të lejohet t’i bashkohet Juventusit.

Pronari i ri i Fiorentinës, Rocco Commisso, ka theksuar vazhdimisht se Chiesa nuk është në shitje dhe se talenti italian është e ardhmja e klubit të tij.

Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, anësori 21-vjeçar nuk është i bindur nga projekti i klubit dhe dëshiron të kalojë te kampioni italian.

Ai dëshiron t’i ndjekë hapat e Roberto Baggios dhe Federico Bernardeschit duke iu bashkuar Juventusit.

Thuhet se ai ka arritur marrëveshje personalen me Juven për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore në vlerë 5 milionë euro, por Commisso ka këmbëngulur se nuk do ta lëshojë Chiesan lehtë.