Chiellini i përgjigjet Mourinhos: Në Harvard vetëm si student

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini i është përgjigjur Jose Mourinhos, duke thënë se do të shkonte në Havrard vetëm për të bërë një Master në ekonomi.

Pas humbjes 1 me 0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve trajneri i Unitedit, Jose Mourinho kishte deklaruar se Chiellini e Bonucci do të duhej të jepnin mësim për mbrojtjen në Universitetin e famshëm, transmeton Koha.net.

E për Chiellinin nuk është e panjohur bota akademike, pasi ka diplomuar në Ekonomi në Universitetin e Torinos, dhe do të preferonte të shkonte të studionte edhe në Harvard.

“Po, do të doja të shkoja, por për ta bërë një Master në ekonomi, e jo për të dhënë mësim për t’u mbrojtur”, është shprehur Chiellini.