Chelsea zyrtarizon super yllin gjerman, Kai Havertzin

Chelsea ka kompletuar të premten transferimin e reprezentuesit të Gjermanisë, Kai Havertz.

Gjermani i talentuar ka firmosur për pesë vjet me klubin nga Londra. Mesfushori ofanziv është transferuar nga Bayer Leverkuseni. Më herët Chelsea firmosi me gjermanin tjetër, Timo Werner e po ashtu me Hakim Ziyech, Ben Chillwell e Thiago Silvan.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që gjendem këtu. Për mua është një ëndërr e bërë realitet që të jem pjesë e një klubi të madh si Chelsea. Mezi pres të takoi njerëzit në klub. Po, jam i lumtur që jam këtu”, ka thënë Havertz.

Transferimi i tij i ka kushtuar Chelseat afro 80 milionë euro, raportojnë mediat angleze.