Chelsea vendos të blejë përfundimisht Kovacicin

Mateo Kovacic nuk do të rikthehet në Serie A.

Edhe pse u fol për një rikthim te Interi apo edhe për një kalim të mundshëm te Milani, mesfushori kroat edhe sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e Chelseat.

Blutë e Londrës kanë vendosur të blejnë përfundimisht kartonin e Kovacic nga Real Madridi për një shifër të majme që kap shifrën e rreth 50 milionë eurove.

Për faktin se Chelsea-t i është bllokuar merkato nga FIFA dhe nuk mund blejë lojtar në këtë merkato, ka vendosur të aplikojë opsionin e të drejtës së blerjes që kishte përfshirë në marrëveshjen që kishte nënshkruar me Real Madridin sezonin e kaluar kur e mori Kovacicin në huazim.