Chelsea ka shënuar fitore të thellë në udhëtim të Brunley me rezultat 0-4. Skuadra e Sarrit në asnjë moment nuk e ka pasur të rrezikuar fitoren.
Ka qenë spanjolli Alvaro Morata i cili i ka dhënë epërsinë “Bluve” të Londrës në minutën e 22-të.
Në pjesën e dytë, shënuan edhe Ros Barkley (minuta 57), Willian (minuta 62) dhe Loftus-Cheek (90+3)
Me këtë fitore, Chelsea mban hapin me liderët tjerë të tabelës, duke arritur në kuotën e 24 pikë pas 10 xhirove.
Para Chelsat në tabelë është Livepooli me 26 pikë, kurse City ka 23 pikë, por një ndeshje më pak.
Të kujtojmë se Chelsa është pa humbje këtë sezon. /Ballkani.info/







