Pas fitores në EFL Cup kundër Derbyt 3-2 në mesjavë, Chelsea rikthehet në “Stamford Bridge” me synim për ta vazhduar fillimin pa humbje në këtë sezon në të gjitha garat.

Skuadra e Maurizio Sarrit i ka 12 fitore dhe tri barazime në të gjitha garat, duke mos u mposhtur asnjëherë, dhe kjo e bën detyrën e Palace sot në Londër edhe më të vështirë, raporton Gazeta Express.

Me një fitore eventuale, Chelsea barazohet me liderin Liverpoolin në renditjen e Premierligës pasi ka 24 pikë, tri më pak se skuadra e Jurgen Kloppit.

Ndërkohë, Palace vjen në Londër me një formë tejet të dobët pasi nuk ka shënuar fitore në pesë ndeshjet e fundit, duke i humbur tri dhe barazuar në dy tjera.

Takimi mes Chelseat dhe Crystale Palace nis në orën 17:00.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Chelsea:

Crystal Palace: