Chelsea siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Fitorja ndaj Watfordit, e kombinuar me barazimin e Arsenalit me Brightonin, i ka mjaftuar Chelseat të sigurojë matematikisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Chelsea ka 71 pikë në pozitën e tretë me një ndeshje të mbetur deri në mbyllje të kampionatit në Premier Ligë.

Tottenhami si i katërti është ekipi i vetëm që mund ta kalojë në tabelë, pasi Arsenali si i pesti ka mbetur në kuotën e 67 pikëve.