Chelsea rikthen interesimin për Hysajn

Një lajm i rëndësishëm vjen nga Anglia për futbollistin e Napolit dhe të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Sipas “Daily Express”, trajneri i Chelseat, Frank Lampard, e ka shqiptarin objektiv kryesor të merkatos për verën e ardhshme.

Në fakt, po sipas kësaj të përditshmeje angleze, 25-vjeçari ka qenë objektiv i bluve të Londrës gjatë 18 muajve të fundit, por bisedimet nuk kanë patur sukses.

Drejtuesit e Chelseat po planifikojnë sulmin përfundimtar për të siguruar shërbimet e mbrojtësit sapo të përfundojë pezullimi i merkatos që Chelsea ka marrë si dënim nga FIFA.

Klubi i Premier Leagues nuk mund të blejë futbollistë as gjatë merkatos së janarit, kështu që Hysaj mund të zbarkojë në “Samford Bridge” vetëm verën e ardhshme.

loading…