Premier League

Chelsea pret Southamptonin, formacionet zyrtare

Chelsea do të kërkojë ta nisë vitin e ri 2019 aty ku e kishte lënë 2018-n, me fitore dhe për ta bërë këtë duhet ta kalojë pengesën Southampton sonte në Londër.

Skuadra e Maurizio Sarrit në formë të mirë pas dy fitoreve në dy javët e fundit, e pret në “Stamford Bridge” Southamptonin në telashe, që ka vetëm pesë pikë më shumë se vendi i fundit në Premierligë, Huddersfieldi.

“The Blues”, do të synojnë ta përforcojnë pozitën e katërt në ligë duke iu shkëputur pesë pikë Arsenalit me një fitore eventuale sonte në 20:45 ndaj “Gjelave”.

Sarri nuk do të mund të llogarisë në dy sulmuesit Olivier Giroud dhe Pedro, të cilët mungojnë si pasojë e lëndimeve.