Chelsea po e kompleton transferin e dytë nga Dortmundi

Chelsea është duke insistuar në transferimet e verës.

Edhe pse u dënua nga FIFA për dy afate të transferimeve, Chelsea shpreson që ta ulë dënimin në një afat dhe atë të janarit të vitit 2020.

Skuadra londineze është duke tentuar ta transferojë Alexander Isak nga Dortmundi, përcjell aljmi.net.

Sulmuesi suedez që po krahasohet me Zlatan Ibrahimovicin, ka ngjallur interesim të madh te Chelsea.

Skuadra londineze është e gatshme t’i paguajë 40 milionë euro për shërbimet e tij.