Chelsea pa pesë lojtarët kryesorë kundër Burnley

Frank Lampard ka konfirmuar se skuadra e tij, Chelsea, do të jetë pa pesë lojtarë kryesorë në udhëtimin te Burnley të shtunën.

Trajneri anglez po synon të arrijë fitoren e katërt më radhë në Premierligë, duke kërkuar tre pikë në ‘Turf Moor’.

Por për këtë ndeshje, Lampard ka konfirmuar se do të jetë pa lojtarët N’Golo Kante, Ross Barkley, Ruben Loftus-Cheek, Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen.

“Loftus Cheek është mirë jashtë. Rudiger dhe N’Golo nuk janë gati për këtë fundjavë. Christensen dhe Barkley janë po ashtu jashtë”, ka deklaruar Lampard.

Ndeshja mes Burnley dhe Chelsea fillon nga ora 18:30.

loading…