Chelsea ofron 60 milionë euro për Werner

Te skuadra e Chelseat janë të bindur se gjatë afatit kalimtar do t’u lejohet transferimi i lojtarëve pas ankesës që e kanë bërë në FIFA.

Kështu që, londinezët po synojnë që pas largimit të dënimit, transferimi i parë në janar të jetë sulmuesi Timo Werner.

Tabloidi anglez “The Sun” ka shkruar të premten se Chelsea tashmë ka kontaktuar RB Leipzigun në lidhje me Wernerin.

Londinezët janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim mbi 60 milionë euro për Wernerin. 23-vjeçari, këtë edicion ka shënuar tetë gola në 12 ndeshje në të gjitha garat te RB Leipzig, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

Krahas Wernerit, Chelsea po monitoron edhe sulmuesin e Bournemouthit, Callum Wilsonin që ka shënuar pesë gola në Angli.

loading…