Chelsea nis me barazim vitin 2020

Chelsea ka nisur me barazim vitin 2020. Skuadra e Frank Lampardit u ndal 1 me 1 me Brightonin në xhiron e 21-të të Premier Ligës.

Cesar Azpilicueta realizoi i pari te “Blutë” në pjesën e parë, përderisa Alireza Jahanbakhsh realizoi supergol në fund të ndeshjes për të barazuar rezultatin.

Në tabelë, Chelsea ka 36 pikë në pozitën e katërt. Brightoni është i 13-ti me 24 pikë.