Chelsea nis kontaktet me Donnarumman

Chelsea ka vënë kontaktin me agjentin Mino Raiola për një transferim të mundshëm në verë të portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

E ardhmja e Kepa Arrizabalagas në klubin londinez nuk është fare e sigurt. Spanjolli është larguar nga ekipi bazë pas gabimeve të shumta. Pritet që Chelsea të shikojë për portier të ri në verë, ka shkruar The Sun të martën mbrëma. Drejtuesit e Chelseat për kohë të gjatë kanë shprehur admirim ndaj portierit të Milanit.

Chelsea pritet t’i ofrojë Donnarummas pagë vjetore prej tetë milion euro. 21-vjeçari po vëzhgohet edhe nga Real Madridi dhe Paris Saint Germaini. Në garë mund të përfshihet edhe Juventusi.