Chelsea në sulm për Werner në janar

Chelsea kanë bërë gati një ofertë që do ta transferonte sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner

Sipas Daily Express, blutë e Londrës janë duke kërkuar përforcimin e sulmit, duke ia bërë një partner Tammy Abraham, me Batshuayi dhe Olivier Giroud që kanë dështuar këtë sezon dhe pritet që të largohen në janar.

Werner është njëri prej sulmuesve më të mirë këtë sezon në Europë.

Ai ka shënuar 18 gola në 17 ndeshje në Bundesliga këtë sezon.