Chelsea në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Chelsea ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pasi ka eliminuar Slavia Pragën me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 5 me 3.

Pas fitores si mysafirë, 0 me 1, “Blutë” fituan 4 me 3 në shtëpi për të ecur tutje.

Për Chelsean Pedro shënoi dy herë, Giroud një herë e një autogol e realizoi Deli. Te mysafirët dy gola i shënoi Sevcik e një Soucek.