Chelsea ndryshon mendje, tenton ta mbajë Sarrin

Juventusi vazhdon të jetë në pritje të Maurizio Sarrit dhe pasi ka marrë ok-in nga trajneri italian i cili po bën çdo tentativë të mundshme për të marrë lejen e kalimit nga Chelsea dhe për të marrë drejtimin e Juventusit.

Megjithatë në orët e fundit një prapaskenë e bujshme vjen nga Anglia. Mediat britanike raportojnë se Chelsea ka bërë një tjetër tentativë “in extremis” për të mbajtur në skuadër edhe për një sezon trajnerin që fitoi Europa Leaguen, por gjithçka ka shkuar dëm pasi Sarri mezi po pret të kalojë te Juventusi për të nisur aventurën e tij italiane me bardhezinjtë.

Gjithsesi problemi qëndron te fakti se trajneri kërkon një bonus prej 6 milionë eurosh për 2 vitet që ka në kontratë me “Blutë e Londrës” ndërkohë që Ambramovich nuk kërkon ta paguajë këtë shifër, ashtu si edhe Juventusi dhe ky është problemi kryesor që kjo marrëveshje të mbyllet sa më shpejt dhe Sarri të nisë një projekt të ri te bardhezinjtë e Juves.