Chelsea mund ta rikthejë Hazardin

Real Madridi po planifikon ta shesë gjatë kësaj vere Eden Hazardin. Problemet e shumta me lëndime dhe forma e dobët në të cilën ka kaluar sulmuesi belg ka bërë që drejtuesit e klubit të kërkojnë skuadër të re për Hazardin.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit madrilen për ta lënë të lirë Hazardin po kërkoj mbi 60 milionë euro.

30-vjeçari thuhet se mund të rikthehet te Chelsea që është i gatshëm ta blejë kartonin e belgut.

Hazard këtë edicion me madrilenët ka luajtur vetëm 18 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar tre gola.