2-0

Chelsea mposht Fulhamin dhe përforcon pozitën e katërt

Një fitore shumë të rëndësishme e ka arkëtuar Chelsea në xhiron e 34 të Premierligës duke e mposhtur Fulhamin në stadiumin “Stamford Bridge” me rezultat 2-0.

“Blutë” e Londrës janë duke luftuar për të siguruar njërën nga pozitat që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe fitorja e sotme i jep shpresa edhe më të mëdha se ky objektiv do të arrihet.

Kai Havertz ishte lojtari i cila ia siguroi tri pikë të reja skuadrës së Thomas Tuchel me dy golat e tij, nga një për secilën pjesë. Fillimisht gjermani realizoi në minutën e 10’ dhe më pas edhe në atë të 49’.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ka 61 pikë në vendin e katërt, gjashtë më shumë se West Ham United në vendin e pestë, por që këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.