Chelsea merr një barazim të madh në Madrid

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Real Madridit – Chelsea me rezultat të barabartë 1:1, në kuadër të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve.

Chelseat kaloi në epërsi në minutën e 14-t me golin e Christian Pulishiqit, i cili realizoi gol të bukur. Rezultatin në 1:1 e barazoi Karim Benzema në minutën e 29-të, po ashtu me një gol të bukur. Benzema u asistua nga Militao. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Alfredo Di Stefano” në Madrid.