Do të qëndrojë në Chelsea apo do të largohet për Real Madridin? Kjo është dilema e madhe e Eden Hazardit që duket se tashmë e ka zgjidhur
28-vjeçari belg gjatë kësaj jave ka deklaruar se tashmë ka vendosur për të ardhmen, sipas të cilit “gjithçka do të mësohet shumë shpejt”.
Mediat spanjolle raportojnë se vendimi i Hazardit është në favor të Real Madridit, por postimi i fundit i Chelsea në llogarinë zyrtare në Instagram, ka ngjallur shumë dyshime.
“Gjeni kush?”, ka shkruar Chelsea në Instagram duke publikuar një foto me një lojtar që me shumë mundësi, duket të jetë Eden Hazardi.
Çfarë deshi të tregojë me këtë Chelsea? Mbetet të shihet ditëve në vijim…







