Chelsea kërkon ta ndalë Hudson-Odoin në ekip

Chelsea është në bisedime me tinejxherin Callum Hudson-Odoi për të ardhmen e tij.

18-vjeçari që është paraqitur 13 herë me skuadrën e parë, por jo edhe në Premier League, është bërë synim kryesor për Bayern Munichun, që është gati t’i dhurojë “Bluve të Londrës” 35 milionë funte, për të siguruar shërbimet e tij, transmeton KTV.

Hudson-Odoi ka edhe 18 muaj në kontratën e tij dhe Chelsea kërkon që ta ndalë atë në “Stamford Bridge”.

Ka raportime se londinezët i kanë ofruar futbollistit kontratë të vlefshme 70 mijë funte në javë, por për të, më e rëndësishmja është që ai të paraqitet sa më shumë.