Pasi që njoftoi dje pensionimin nga futbolli në përfundim të këtij sezoni, Chelsea i ka hapur derën e rikthimit në klub Peter Cechut.
Portieri i Arsenalit që mban rekordin e Premier Leagues për ndeshjet e përfunduara pa pësuar gol (202), zbuloi të martën se ka ardhur koha të pensionohet pas 20 viteve karrierë si profesionist.
Chelsea i kushtoi një postim gardianit çek pavarësisht se ai aktivizohet te rivali i qytetit, ndërsa pretendohet se klubi londinez është i gatshëm t’i ofrojë rolin e ambasdorit apo një pozitë në stafin teknik te skuadra e akademisë.
Cech që konsiderohet një prej portierëve më të mirë të gjitha kohërave në Premier League më herët kishte treguar se pati nisur kurset për të fituar licensën e trajnerit.
Aktualisht te Arsenali, Cech është portier i dytë teksa e ka humbur pozitën e titullari nga gjermani Bernd Leno.







