Chelsea i jep shkollë Realit, finale angleze në Champions League VIDEO

Chelsea bombardon Realin, kalon në epërsi prej dy golash dhe përfundon ndeshja me rezultat përfundimtar 2-0.

Dhe finalja e madhe e Ligës të Kampionëve do të jetë finale angleze ndermjet Cityt dhe Chelseat.

Skuadra angleze Chelsea ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit, ku ylli Mason Mount ka shënuar në minutën e 85’ për 2:0.

Rezultati momental brenda dy ndeshjeve është 3:1 në të mirë të “Bluve”, dhe nëse mbyllet ndeshja me këtë rezultat, finalja e Stambollit do të jetë mes Manchester Cityt e Chelseat.

Golin e Mount e gjeni më poshtë.