4-0

Chelsea i jep leksione Evertonit të Ancelottit

Tri pikë të tjera në Premierligë.

Chelsea i Frank Lampard ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në xhiron e 29 në Premierligë, për të blinduar pozitën e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Blutë e Londrës triumfuan në shtëpi 4-0 ndaj Evertonit.

Mason Mount, Pedro, Willian dhe Oliver Giroud shënuan për fitoren e pastër të Chelseas.

Tani ekipi Lampard ka 48 pikë, 5 më shumë se ndjekësi më i afërt në luftën për zonën Champions, Wolverhampton Wanderers dhe gjashtë më shumë se Man United, që nga ora 17:30 luan me Manchester Cityn.