Chelsea gati për merkaton e ‘çmendur’, tani synohet Kai Havertz

Chelsea dëshiron të nënshkruajë me Kai Havertz nga Bayer Leverkusen këtë verë.

Leverkusen nuk kanë marrë një ofertë zyrtare për 20-vjeçarin, por besohet se Real Madrid dhe Bayern Munich kanë zhvilluar bisedime me klubin.

Roman Abramovich është i gatshëm t’i japë Frank Lampard mbështetje të konsiderueshme në tregun e transferimeve këtë verë, me një marrëveshje për sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner, që veçse ka rënë dakord ‘në parim’.

Mbrojtësi i majtë i Leicester, Ben Chilwell mbetet objektivi primar i Chelseat këtë verë. Hakim Ziyech do të bashkohet me Chelsean nga Ajax në korrik, p;rcjell lajmi.net.

Havertz, kontrata e të cilit zgjat deri në qershor 2022 me Leverkusen, ka tërhequr interesin nga një mori klubesh të larta evropiane – derisa Blutë synojnë befasinë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Gjermani ka shënuar 15 gola dhe ka bërë tetë asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat e deritanishme në ediconin 2019/20.