Chelsea fiton me lehtësi ndaj Burnleyt në shtëpi VIDEO

Chelsea e ka mposhtur Burnleyn në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier me rezultat 3-0.

Skuadra e Frank Lampard e filloi mjaftë mirë ndeshjen në Stamford Bridge, duke krijuar raste të mira për gol.

Por, ishte minuta e 27-të atëherë kur Jorginho shënoi nga pika e bardhë për t’i kaluar kështu the Blues në epërsi.

Tammy Abraham (38’) më pas e dyfishoi epërsinë për Chelsean duke u shërbyer mjaftë mirë nga Recce James.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën u shënuan edhe një tjetër gol.

Callum Hudson-Odoi e trefishoi epërsinë për skuadrën nga veriu i Londrës me një asistim të Cesar Azpilicuetas në minutën e 49-të.

Anglezi shënoi golin e tij të parë në karrierë te Chelsea në kuadër të Ligës Premier edhe pse ka dy sezone që luan.

Pas javës së 22-të, Chelsea gjendet në pozitën e katërt me 39 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshme takohen me Newcastlen. 

https://www.youtube.com/watch?v=lwzFrP9vgwY&feature=emb_title
https://www.youtube.com/watch?v=Fo1V7uCaHDk&feature=emb_title
https://www.youtube.com/watch?v=gzaKHtoA2OI&feature=emb_title