Chelsea fiton bindshëm derbin e Londrës Perëndimore, barazohet me Tottenhamin

Chelsea ka mundur sot me rezultat 3-0 West Ham United në atë që njihet si derbi i Londrës Perëndimore. Thiago Silva shënoi golin e parë për Blutë e Londrës derisa Abraham dy të tjera

Chelsea ka fituar sonte kundër West Ham United me rezultat 3-0 për t’u barazuar me pikë me Tottenham.

Ishte një ndeshje që Blutë e Londrës e menaxhuan shumë mirë duke e fituar atë dhe duke mbajtur kështu hapin me skuadrat e tjera në garë për titullin e kampionit në Premier Ligë.

Thiago Silva shënoi në minutën e 10 duke shënuar një gol me kokë.

Me rezultat 1-0 do të përfundonte pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Chelsea në fillim do të haste në vështirësi por më vonë do të menaxhonte lojën.

Në minutën e 78-të Abraham do të shënonte gol pas një kundërsulmi.

I njëjti lojtar do të shënonte dy minuta me vonë pas një tollovie që u shkaktua në zonën e rreptësisë.

Kjo fitore e ngrit Chelsean në vendin e pestë të Premier Ligës më 25 pikë, derisa West Ham nuk luan nga pozita dhe mbetet në vendin e 10-të.