Chelsea e refuzon ofertën e parë të Interit për Lukakun

Gjatë ditës së sotme, Interi ka bërë një ofertë hapëse për Romelu Lukakun.

Ajo ofertë përfshinte pesë milionë euro për huazim deri në fund të edicionit të ardhshëm, shkruan Express.

Chelsea e ka refuzuar këtë ofertë, ndërsa zikaltrit po presin për një caktim të çmimit nga londinezët.

Negociatat do të vazhdojnë këtë javë, ndërsa Lukaku i ka thënë Boehlyt dhe Tuchelit se e dëshiron vetëm Interin.

Sulmuesi i Belgjikës u shit nga Interi te Chelsea verën e kaluar për 113 milionë.