Chelsea do luajë në shtëpi ndaj Nottingham Forest në kuadër të rundit të tretë në FA Cup, duke filluar prej orës 16:00.

Skuadra e Maurizio Sarrit nuk është duke kaluar momentet më të mira, në ndeshjen e fundit barazoi pa gola ndaj Southamptonit në “Stamford Bridge” në Premierligë.

Nottingham luan në Championship, që është liga e dytë pas Premierligës në futbollin anglez, dhe pozicionohet në vendin e shtatë me 39 pikë.