Chelsea dhe United nxjerrin biletat për Champions

Manchester Unitedi e ka mposhtur Leicester Cityn në udhëtim me rezultatin 2:0 në xhiron e fundit të Premier Leagues, duke e nxjerrë kështu biletën e fundit për në Ligën e Kampionëve nga elita e futbollit anglez.

Bruno Fernandes në minutën e 71-të shënoi golin e parë të ndeshjes nga penalltia, ndërsa Jesse Lingard e realizoi golin e dytë në minutën e 98-të. Unitedi me fitoren e shënuar është ngritur në pozitën e tretë me 66 pikë, sa i ka edhe Chelsea që zë vendin e katërt. Leicesteri ka mbetur në vend të pestë me 62 pikë.

Kampioni Liverpooli ka shënuar fitore 3:1 në udhëtim ndaj Newcastle Unitedit, duke e mbyllur stinorin me 99 pikë, 18 më tepër se përcjellësi i parë Manchester City.

Fitore ka shënua edhe Chelsea, duke siguruar Ligën e Kampionëve. “Blutë” fituan 2-0 ndaj Wolvs dhe me 66 pikë u renditën në vendin e katërt.