Chelsea del me kokën lart edhe nga “San Siro” kundër Milanit

Chelsea e ka fituar edhe takimin e dytë kundër Milanit në fazën e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Blutë” e Londrës triumfuan pastër 0:2 ndaj Milanit në stadiumin “San Siro” në takimin e Grupit E.

Punët për Milanin u vështirësuan në minutën e 18-të kur Tomori shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Nga pika e bardhë e penalltisë shënoi Jorginho për t’i dhënë avantazhin mysafirëve.

13 minutë më vonë, golin e dytë dhe të fitores për Chelsean e realizoi Aubameyang nga afërsia.

Chelsea me këtë fitore ngritet në vendin e parë në grup me shtatë pikë, ndërsa Milani është i treti me katër pikë.