Chelsea ka arritur të shënojë fitore në udhëtim ndaj Crystal Palace me rezultat 1:4.
Ishte Kai Havertz që zhbllokoi ndeshjen qysh në minutën e tetë, kurse dy minuta më vonë Pulisic e dyfishoi epërsinë e mysafirëve.
Kurt Zouma e trefishoi epërsinë në minutën e 30-të, rezultat që e mbylli pjesën e parë.
Benteke e ngushtoi epërsinë në minutën e 63-të, kurse Pulisic në të 78-tën vulosi fatin e këtij takimi.
Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e katërt.







